Back to Search

Revista Letrare: Vjeshtë 2025

PUBLISHER Revista Letrare (09/15/2025)
PRODUCT TYPE Paperback (Paperback)

Description

Numri i vjeshtës i Revistës Letrare hapet me një bisedë të thellë mes Arta Markut dhe Eleana Zhakos, ku fjalia: "E vetmja gjë absolute është relativja", vendos boshtin e intervistës.

Në kritikë, Dritan Kiçi formulon një poetikë të leximit të rreptë te: "Për poezinë që dua të lexoj".

Poezia sjell një hark zërash nga Mesdheu në Amerikën e Veriut: Azgan Berbati, Kiki Dhimula, Jorgos Seferis, Gaston Miron, Petraq Risto, Fatos Arapi, Alban Tufa.

Në prozë kemi një kalim interesant nga alegoria moderne te rrëfimi personal: Agron Tufa me "Vetëvrasja e tjetrit"; Kamel Daoud me "Minotauri 504" (përkthyer nga Fatmira Ahmetaj); Faruk Myrtaj me dy tregime, "Heshtja e gjatë shndërrohet në bust" dhe "Gjëra të bukura të kësaj bote"; një portret kritik i Harold Bloom për Ernest Heminguej (përkthyer nga Elvana Zaimi-Tufa); dosieri për Ivo Andriç, "Një pesimist me fytyrë kthyer nga jeta", përgatitur nga Arbër Ahmetaj, mban brenda edhe dy proza të shkurtra: "Rrëfenjë japoneze" dhe "Figurat". Më tej, Mehmet Elezi me "Kthehu në shtator!"; Ylli Demneri me "Skica"; dhe Arbër Selmani me "Transparent".

Rubrika "Kujtesë" në nder të shkrimtarit Fatos Arapi, u përgatit nga Arben Iliazi.

Materialet e këtij numri janë përkthyer mjeshtërisht nga: Elvana Zaimi-Tufa, Fatmira Ahmetaj, Armela Hysi, Harrallamb Fandi dhe Flurans Ilia.

Ky numër fokusohet te dinjiteti i fjalës dhe ngulmimi për kuptim: tekste që shmangin bujën dhe të ftojnë në një lexim të gjatë, të kthjellët, sa intim aq edhe publik, si vetë vjeshta.

Show More
Product Format
Product Details
ISBN-13: 9782390690528
ISBN-10: 2390690521
Binding: Paperback or Softback (Trade Paperback (Us))
Content Language: Albanian
More Product Details
Page Count: 156
Carton Quantity: 46
Product Dimensions: 6.00 x 0.36 x 9.00 inches
Weight: 0.48 pound(s)
Country of Origin: US
Subject Information
BISAC Categories
Fiction | Anthologies (multiple authors)
Descriptions, Reviews, Etc.
publisher marketing

Numri i vjeshtës i Revistës Letrare hapet me një bisedë të thellë mes Arta Markut dhe Eleana Zhakos, ku fjalia: "E vetmja gjë absolute është relativja", vendos boshtin e intervistës.

Në kritikë, Dritan Kiçi formulon një poetikë të leximit të rreptë te: "Për poezinë që dua të lexoj".

Poezia sjell një hark zërash nga Mesdheu në Amerikën e Veriut: Azgan Berbati, Kiki Dhimula, Jorgos Seferis, Gaston Miron, Petraq Risto, Fatos Arapi, Alban Tufa.

Në prozë kemi një kalim interesant nga alegoria moderne te rrëfimi personal: Agron Tufa me "Vetëvrasja e tjetrit"; Kamel Daoud me "Minotauri 504" (përkthyer nga Fatmira Ahmetaj); Faruk Myrtaj me dy tregime, "Heshtja e gjatë shndërrohet në bust" dhe "Gjëra të bukura të kësaj bote"; një portret kritik i Harold Bloom për Ernest Heminguej (përkthyer nga Elvana Zaimi-Tufa); dosieri për Ivo Andriç, "Një pesimist me fytyrë kthyer nga jeta", përgatitur nga Arbër Ahmetaj, mban brenda edhe dy proza të shkurtra: "Rrëfenjë japoneze" dhe "Figurat". Më tej, Mehmet Elezi me "Kthehu në shtator!"; Ylli Demneri me "Skica"; dhe Arbër Selmani me "Transparent".

Rubrika "Kujtesë" në nder të shkrimtarit Fatos Arapi, u përgatit nga Arben Iliazi.

Materialet e këtij numri janë përkthyer mjeshtërisht nga: Elvana Zaimi-Tufa, Fatmira Ahmetaj, Armela Hysi, Harrallamb Fandi dhe Flurans Ilia.

Ky numër fokusohet te dinjiteti i fjalës dhe ngulmimi për kuptim: tekste që shmangin bujën dhe të ftojnë në një lexim të gjatë, të kthjellët, sa intim aq edhe publik, si vetë vjeshta.

Show More
List Price $17.99
Your Price  $17.81
Paperback